Ferguson: Ronaldo tek Real? Asnjehere

Real Madrid deklaron se po punon per te marre asin portugez Cristiano Ronaldo dhe menjehere Sir Alex Ferguson nxiton te pergenjeshtroje gjithcka. Eshte nje ritual i perseritur shpesh here kohet e fundit.
Por kete here, tekniku Ferguson ka rritur dozat e kritikave ne drejtim te shoqerise madrilene. “Mendoni vertete se do firmosja nje kontrate me keta njerez? Nuk do u shisja as nje virus dhe jo me te nenshkruaja nje kontrate mes klubeve”, thote me tone te ashpra skocezi.
Me tej, ai theksoi se te tilla zera duhet te injorohen, pasi skuadra duhet te perqendrohet vetem ne ndeshjet e veshtira qe e presin. “Eshte nje situate qe mund te na bezdise ne disa momente dhe ne jemi shume te irrituar me ta, por eshte nje loje qe e njohim dhe besoj se duhet te injorojme gjithcka”, pohoi Ferguson.
Te njejten gje ka deklaruar edhe vete Ronaldo nga Japonia ku ndodhet per boterorin e klubeve. “Jane gjera qe nuk me interesojne. Nuk i kam pare fare gazetat. Jemi ketu ne Japoni dhe nuk di se cfare ndodh perreth meje. Jam shume shume i lumtur tek Manchester”, nenvizoi Topi i Arte 2008.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code