Mourinho: Adriano nuk leviz nga Interi

“Adriano nuk ka asgje me pak se te tjeret dhe ne mendojme ta bashkojme me grupin ne janar per te punuar. Ndoshta nuk eshte i lumtur ne nje ambient qe nuk e ben te ndihet vetvehtja, por ai eshte nje kampion dhe une nuk mund t’i hap portat per ta larguar deri ne momentin qe do gjej dike per ta zevendesuar. Kemi ne organike dyshen Crespo-Cruz por ata jane 34 dhe 35 vjec dhe sezonin nuk mund ta mbylle me Ibrahimovic pasi askush nuk e di se cfare mund te ndodhe. Kam nevoje per nje lojtar tjeter dhe ai eshte Adriano”, thekson portugezi.
Me tej, ai ben nje koment edhe per zerat e merkatos e ceshtjen “Drogba”. “Nese nje dite Drogba do qartesoje marredheniet me Chelsea, atehere te gjithe e dine se ai do bashkohej me mua. Kjo do te ndodhe nese une do jem trajner i Interit, Gamba Osaka apo edhe i Red Bull New York”, saktesoi Mourinho.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code