Trajnerët shqiptarë mund të punojnë jashtë

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka hapur dritën jeshile për pranimin e licencës “UEFA A” të Shqipërisë. Kursi i parë i këtij lloji është zhvilluar në verën që sapo lamë pas, ndërkohë që në të ardhmen, asnjë trajner i cili është i pa pajisur me këtë licencë nuk do të mund të drejtojë në Kategorisë Superiore.
Përveç vendit tonë, janë njohur edhe “UEFA B” për Malin e Zi, “UEFA A” për Gjeorgjinë dhe “UEFA Pro” (niveli më i lartë) për Turqinë.
“Tashmë, të 53 federatat anëtare janë pjesë e Konventës së UEFA-s rreth njohjes së përbashkët për kualifikimin e trajnerëve”, theksoi “qeveria” evropiane e futbollit. Por, trajnerët shqiptarë që kanë licencën “UEFA A” mund të drejtojnë vetëm skuadra të niveleve të dyta jashtë vendit, ndërsa ata që kanë “UEFA B” mund të punojnë me ekipet e moshave.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code