E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, optimiste për miqësoret ndërkombëtare

Sot, në Tokio të Japonisë, do të zhvillohet mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s.

 Aty ku pritet të rishqyrtohet kërkesa e Federatës Kosovare të Futbollit, e cila ka kërkuar lejimin e zhvillimit të miqësoreve ndërkombëtare për përfaqësuesen e shtetit më të ri në kontinent.

Edhe pse kjo kërkesë ishte refuzuar disa muaj më parë, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, është optimist se këtë herë FIFA do t’i përgjigjet pozitivisht Kosovës.

“FIFA do ta gjejë një zgjidhje për Kosovën. Ka gjasa të mira që kërkesa jonë të pranohet. Unë jam shumë optimist se do të na lejohet të zhvillojmë ndeshje miqësore dhe ky do të jetë hapi i parë drejt anëtarësimit në ‘qeverinë’ botërore të futbollit”, tha ai për kosovaren “Express”.

Salihu nuk e përjashton mundësinë që Ekzekutivi ta pranojë kërkesën, por me një kusht: që Kosova të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare vetëm brenda vendit e jo në ndonjë shtet tjetër.

FFK mund të mbështetet edhe te përkrahja e presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, që gjatë vizitës në Shqipëri, i premtoi ndihmë drejtuesve të futbollit kosovar.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›