Ferguson: Siti i dëshpëruar, përpiqet të na kopjojë
Çdo luftë për titullin kalon edhe përmes të ashtuquajturave “mind games”, lojërat psikologjike, përmes deklaratave në konferencat për shtyp. Edhe derbi i Mançesterit nuk ka se si të bëjë përjashtim, kur flitet për Sër Aleks Fergusonin. “Po të flasim për dëshpërim, ata pranuan të përfshijnë në skuadër një lojtar, i cili kishte refuzuar të hynte në fushë, bëri 5 muaj pushime në Argjentinë dhe trajneri premtoi publikisht se nuk do ta vishte më fanellën e Sitit. A mund të përkufizohet kjo si shenjë dëshpërimi?” Lidhur me të ardhmen e Skollsit, trajneri thotë se nuk është vendosur ende asgjë, por ka shumë gjasa që veterani të qëndrojë edhe për një tjetër sezon në “Old Trafford”. Një ditë më parë, vetë Skolls shprehu gatishmërinë për të ndihmuar kampionët. “Nuk kemi diskutuar ende asgjë”, – vijoi trajneri. Ai konfirmoi se që në ndeshjen e ardhshme kundër Fulhamit pritet të ketë një skuadër të fortë në dispozicion. “Xhons, Smolling, Fabio, apo Kleverlej, kanë pasur probleme me dëmtimet apo sëmundjet këto muajt e fundit. Pogba nga ana tjetër do të jetë i grumbulluar për këtë sfidë. Skuadra është pothuajse e kompletuar. Presim vetëm Nanin dhe Majkëll Ouenin, të cilët do të rinisin stërvitjen javën e ardhshme. Tani nuk lejohen më hapa falsë, dhe të hënën lojtarët e dinë detyrën e tyre”, nënvizoi Fergi.