E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson dhe Dzeko, më të mirët e muajit

Sir Alex Ferguson është shpallur menaxheri i muajit nga autoritetet e Ligës Premier, kurse ndër futbollistët më të mirë për muajin gusht është përzgjedhur Edin Dzeko.
 

Sir Alex Ferguson ka arritur të realizojë tri fitore në tri javët e para në Ligën Premier, duke mbajtur kryesimin në tabelë. Ekipi i tij, i shkaktoi Arsenalit humbjen më të rëndë në histori të klubit me rezultat 8-2.
 

Edin Dzeko është golashënuesi më i mirë në Ligën Premier pas tri javësh, duke shënuar plot 6 gola, mesatarisht nga dy për një ndeshje.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›