E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Marwijk: Mund t`i mposhtim të gjithë

Trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores me rezultat të jashtëzakonshëm prej 11-0 ndaj San Marinos, duke thënë se ekipi i tij mund të luajë bukur ndaj secilës skuadër.

“Ndaj kundërshtarëve më të dobët si San Marino, përqendrimi është më i vogël. Sidoqoftë, ne kemi treguar se dimë të luajmë futboll të mirë ndaj secilit. Unë natyrisht se e kuptoj që San Marino nuk është kundërshtar top klasi, por ishte lojë e mirë. Unë kam parë kombinime dhe gola të bukur. Ne vërtet jemi zhvilluar në një top ekip, ashtu që tani jemi krenarë me të”, është shprehur Van Marwijk.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›