E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prandelli: Ekipi tepër i ngadaltë, mungoi pasimi

Përfaqësuesi i Italisë, Cesare Prandelli, ka pranuar se ekipi i tij ishte tepër i ngadaltë dhe jo efektiv në fitoren minimale ndaj Ishujve Faroe.
 

“Ne kemi tentuar të ndërtojmë aksione, por ne ishim shumë të ngadalshëm. Në nivel të kombëtareve, gjithçka mund të ndodhë, por ishim të fokusuar. Na mungoi pasimi final, por fusha ishte e rëndë dhe kushtet ishin të vështira. Sidoqoftë, nuk ka arsyetime kur nuk shënoni me dominimin e hershëm që kemi pasur”, u shpreh ai.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›