De Rossi: Dua të qëndroj tek Roma
Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi ka mohuar spekulimet se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me klubin nga kryeqyteti italian.
Futbollisti italian ka zhvilluar bisedime me drejtuesit e klubit rreth vazhdimit të qëndrimit të tij në Stadio Olimpico, mirëpo ende nuk është arritur marrëveshja e kërkuar.
Por, ai ka bërë të ditur se nuk planifikon të largohet nga klubi. “Ata duan të më mbajnë ndërsa unë dua të mbetem. Por, duhet të bisedojmë ende”, u shpreh De Rossi.