E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson dorëzohet: Ne kemi humbur titullin

Menaxheri i Manchester United, Alex Ferguson ka pranuar se skuadra e tij pas disfatës së mbrëmshme ndaj Manchester Cityt, ka humbur titullin e kampionit në Premier Lige.

Skuadra e “qytetit” mbrëmë më golin e Kompany mundi prej 1:0, ‘djajtë e kuq’, duke marr kreun e tabelës kur kanë mbetur të luhen vetëm edhe dy xhiro.

“Fillimi i ndeshjes ishte i mirë për ne, sidomos në posedimin e topit. Por ne gjatë gjithë lojës nuk kemi pasur maturi të duhur”, ka thënë Ferguson. “Unë mendoj se ne kemi humbur titullin, sepse ata kanë përparësi mbi diferencën e golave dhe kjo nuk është pak”, tha ai.

Ndërkaq lidhur me grindjen me homologun e tij, Roberto Mancinin, Ferguson tha: “Ai fliste gjatë terë lojës më gjyqtarin. Nuk mund të mundet në çdo kohë gjyqtari”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›