E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali përgatit ofertën shokuese për Ibrën

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho dëshiron që gjatë merkatos se verës në “Santiago Bernabeu” të sjell yllin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviçin.

“El Confidencial”, raporton se klubi “mbretëror” është duke përgatitur një oferte shokuese për ish-sulmuesin e Barcelonës. Raportohet se në këtë transferim mund të përfshihen edhe Kaka e Gonzalo Higuain.

Ish-trajneri i Interit, Mourinho e admiron Ibrë, për të cilin kishte deklaruar se është një nga lojtarët më të mirë në botë. Mësohet se një muaj më parë Mourinho i kishte telefonuar sulmuesit suedez duke kërkuar nga ai që të rikthehet në Spanjë.

“Los Blancos” do të insistojnë që gjatë verës repartin e sulmit ta forcojnë më Ibrën, i cili deri tash në këtë sezon të garave i prin listës së shënuesve më të mirë në Seria A me 26 gola të realizuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›