Drogba mirëpret interesimin e Barcelonës

Barcelona është duke e shqyrtuar mundësinë që në “Camp Nou” të sjell sulmuesin e Chelseat, Didie Drogban.
“EL Mundo Deportivo”, raporton se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do ta mirëpriste një ofertë nga skuadra katalonase. Drogba në fund të këtij sezoni sipas të gjitha gjasave do të largohet nga ‘Stamford Bridge’.
Raportohet se Drogba është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshja 12 mujore më Barcelonën me opsion edhe për një sezon tjetër. Ai kërkohet edhe nga një skuadër kineze.