E Diel, 1 Nëntor 2026

I ngazëllyer me fitoren ndaj “djajve të kuq”

Autori i golit të fitores së Manchester Cityt në derbin e madh anglez ndaj Manchester Unitedit, Vincent Kompany, është shprehur i ngazëllyer me fitoren e skuadrës së tij.

Sipas tij, City kishte kohë që priste një fitore të tillë. Skuadra e “qytetit” me ketë fitore ka marr kreun e tabelës dhe është në rrugë të mirë që ta fitoj titullin e kampionit në Premier Lige, titull ky që kësaj skuadre i ka munguar nga viti 1968.

“Unë jam absolutisht i lumtur me këtë fitore. Ne kemi qenë për një kohë të gjatë duke pritur këtë momente”, ka thënë Kompany për “Sky Sport”. “Është mjaft mirë që tifozët tonë i gëzuam me dy fitore ndaj Manchester Unitedit në këtë sezon të garave. Ne shpresojmë se mund të arrijmë qëllimi tonë në dy ndeshjet e mbetura. Fitorja i dedikohet gjithë skuadrës. Performanca ishte mjaft e mirë”, tha ai.

Kompany ka shtuar se është i kënaqur që ka shënuar golin e fitores në këtë sfide tejet të madh dhe të rëndësishme.

“Ishte çmenduri të shënosh gol në këtë takim. Të gjithë jemi të lumtur më këtë fitore. Na mbetet te vazhdojmë më lojë të mirë edhe në dy takimet e tjera”, ka theksuar Kompany.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›