Ferguson e shpërqendrimet e Kristiano Ronaldo
Kristiano Ronaldo ka shumë shpërqendrime që vijnë nga jashtë fushës së futbollit. Shpeshherë loja e tij shënon rënie. Këtë e mendon dhe e thotë Aleks Ferguson, trajneri i portugezit te Mançester Junajtid, i intervistuar nga "CNN". "Besoj se ka tentativa të vazhdueshme për ta shpërqendruar, të cilat janë vënë re në edhe fushë... Ai është me fat, sepse rrethohet nga njerëz të ndershëm dhe i flasin në mënyrë direkte, vazhdon Ferguson. Dhe duket se e vlerëson dhe jep përgjigje të menjëhershme. Nëse do të ndryshojë si person, atëherë mund të jetë një problem. Për fat ai ka cilësi të rëndësishme humane, e kupton vetë se kur i ka kaluar kufijtë dhe vetëkorrigjohet". Ferguson thekson se dëshiron të fitojë trofe të tjerë, mundësisht në Evropë: "nëse do të mund të kishim fituar edhe disa trofe të tjerë do të isha në rregull. Mendoj se nuk kemi fituar aq sa meritonim. Ka pasur vite në të cilat kemi qenë të pafat dhe të tjera në të cilat kemi humbur kot mundësitë tona". Nuk mungon edhe një referim edhe për rivalin e përhershëm, Hoze Murinjo: "Është një njeri i mirë. Njerëzit shpesh harrojnë se sa shpejt ndryshon loja. Puna e një trajneri futbolli është e brishtë. Mund të jetë në majë të botës dhe pas dy humbjesh ke skuadrën më të keqe të të gjitha kohërave. Do të jem te Mançesteri edhe për dy apo tri vite të tjera. Gjithsesi, nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Të mendoj për Murinjon ose për Vengerin ose për këdo tjetër është e pamundur".