E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve synon shkëmbimin Bufon-Riberi

Zëra në shtypin italian sugjerojnë se "Zonja e Vjetër" është e gatshme të sakrifikojë portierin e saj për të marrë Riberinë. Drejtuesit e Juventusit kanë zhvilluar një takim të mërkurën për të diskutuar mbi planifikimin e merkatos së verës. Lajmi është bëri i njohur nga e përditshmja sportive "Tutto Sport", e cila pohon se në të është parashikuar një lëvizje e bujshme: shkëmbimi i portierit Xhanluixhi Bufon me sulmuesin e Bajenrit të Mynihut, Frenk Riberi. Mësohet se ata që insistojnë për realizimin e kësaj tratative janë pikërisht bavarezët, të cilët kërkojnë një njeri me më shumë eksperiencë se Mikahel Rensing në portë. Ky i fundit i ka zhgënjyer të gjithë, pasi mori vendin e lënë bosh nga largimi i Oliver Kahn. Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Zhan-Klod Blank, është bashkëkombës i Riberisë. Francezin e vlerësojnë edhe disa prej lojtarëve të skuadrës. Ai është gjithashtu objektiv i gjigantit të Spanjës, Barcelonës, megjithatë "Zonja e Vjetër" se gjithçka mund të kthehet në favor të tyre, nëse do të përdorin kartën Bufon. Ardhja e Riberi do të përjashtonte automatikisht nënshkrimin e yllin të Verder Bremen, Diego, i cili mbetet objektivi kryesi për sezonin e ardhshëm. Ndërsa pas dështimit në Evropë ndaj Barcelonës, Bajerni vrapon të riparojë dëmet për sezonin e ardhshëm. Dhe në momentin kur paratë në xhiro janë të pakta, merkatoja duket se do të bëhet akoma më interesante. Emri i parë në listën e bavarezëve është Fabio Kanavaro, kontrata e të cilit me Realin skadon në qershor. Shtypi spanjoll thekson se drejtuesit e Bajernit kanë kontaktuar Gaetano Fedelen, menaxherin e Kanavaro. Por ky i fundit ka theksuar se për momentin lojtari është i detyruar të presë Kupën e konfederatës dhe zgjedhjet presidenciale te reali i Madridit dhe më pas do të vendosë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›