Miroslav Klose: Gati të vlerësoj ofertat
SHKRUAN: Jeton Selimi 14-01-2011 12:45
32-vjeçari, Misroslav Klose, është në sezonin e tij të katërt te Bajerni i Mynihut dhe është gati të kërkojë një tjetër aventurë. Marrëdhënia mes sulmuesit dhe klubit bavarez, duket se ka ardhur në fund dhe polaku me kombësi gjermane ka bërë të ditur se po vlerëson ofertat e klubeve të tjera. “Prioriteti im është që të qëndroj – ka thënë Klose – por jam i hapur për çfarëdo oferte, qoftë në Bundesliga, qoftë jashtë”.