E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson krenar me veteranët Giggs dhe Scholes

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, pas fitores së mbrëmshme ndaj Fulhamit, ka gjetur edhe një herë fjalë të mira për mesfushorët veteranë të Djajve të Kuq, Paul Scholes dhe Ryan Giggs. Në ndeshjen e mbrëmshme Scholes shkëlqeu, duke shënuar edhe golin e parë, ndërsa në dy javët e kaluara ka qenë Giggs më i merituari në fushë. Ata janë shumë shembuj për lojtarët e rinj, me mënyrën si e kanë jetuar jetën e tyre. Ata vazhdojnë t'i mbajnë ambiciet e tyre, që është shumë e rëndësishme, dhe ne jemi të kënaqur me punën e tyre. Ne jemi aq krenarë që i kemi ata në mesin tonë", ka thënë Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›