Ferguson kritik ndaj Junajtid
Sokol Xhihani
Ser Aleks Fergusoni vendosi te tregoje edhe nje here anen e tij te ashper, pasi Mancester Junajtidi u godit per dite me radhe nga skandali i festes se lojtareve te tij me disa femra. Gjithcka ndodhi ne festen e Krishtlindjeve dhe bemat e atjeshme iu percollen me shume saktesi shtypit, duke nxjerre tituj te tmerrshem, qe Ser Aleksi kurre nuk i ka dashur. "Futbolli ka ndryshuar, por askujt nuk i lejohet te humbase kontrollin e vetvetes, - tha ai. - Ne bejme ndryshime ketu ne kete klub, kur shikojme se ndonjeri interferon me rregullat dhe vendosim te largojme ata qe mendojme se nuk duhet te qendrojne me". Xhon Evans u arrestua ne ate feste, por edhe lojtare te tjere u perfolen, duke perfshire yllin e skuadres, Uejn Runi.
"Ky klub eshte i bazuar ne parimin: "Te gjithe per nje" dhe kur ka nga ata qe kalojne tangjent, duhen bere ndryshime", - tha skocezi, i cili mbushi 66 vjec pikerisht diten e hene, me 31 dhjetor. Por Fergusoni sulmoi edhe lojtaret kryesore te skuadres, ndonese jo me emra direkt. "Me shume se gjithcka, me merzit deshira qe kane disa futbolliste per lavdi individuale. Ata shenojne nje gol dhe u shmangen lojtareve te tjere, ne menyre qe te marrin falenderimet nga tifozet. Lojtaret sot duan te dallohen nga vethet ne veshe dhe tatuazhet ne trup, por kjo ndodh edhe per njerezit e tjere. Nuk shkojne me ne restorante te qete, por ne vende te medha dhe te ndricuar, ku mund te bien ne sy dhe te dallohen nga mediat e tifozet. Tashme eshte me e veshtire te kontrollosh lojtaret".
Ferguson mbush 22 vjet ne drejtim te skuadres me 22 nentor te ketij viti dhe deklaron se nuk ka ndermend te largohet, ndonese shenjat e plakjes ne mendim dallohen tashme. "Absolutisht, - refuzon ai prere, - largimi nga Mancester Junajtid apo si trajner futbolli as nuk eshte fare ne planet e mia. Potenciali i ketij grupi lojtaresh eshte me i madhi qe une kam pasur ndonjehere tek Mancester Junajtid. Ketu ka entuziazem te madh, nje shpirt te madh skuadre dhe nje tendence shume te mire per te ecur perpara".