E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson kujton fenomenin Bajern

Sër Aleks Ferguson ka marë përsipër një rrezik të madh në ndeshjen e dytë kundër Shalkes, duke lënë pushim lojtarët më të mirë, pasi kërkon t’i ketë në dispozicion në ndeshjen kundër Çelsit të dielën. Ndonëse është ende i freskët kujtimi i sezonit të shkuar ku Junajtid doli jashtë Champions nga Bajerni dhe humbi tre ditë më pas titullin në “Stamford Bridge”. “Nëse shikoni atë që ndodhi sezonin e kaluar, jne humbëm të mërkurën me Bajernin dhe skuadra ishte shumë e lodhur ndaj Çelsit,” tha Fergusoni. “Kjo ka ndikuar në zgjedhjen time ndaj Shalkes. Do të ketë ndryshime, por shpresojmë se bërthama e skuadrës do të jetë në gjendje të fitojë ndeshjen.” Ferguson gjithashtu kujton sesi Uejn Runi u dëmtua në ndeshjen kundër Bajernit dhe dëmtimi i tij kushtëzoi më pas sezonin në dy ndeshjet më të rëndësishme. Kështu që, në vijën e parë të sulmit do të jenë Berbatov e Ouen, çka do të thotë se Runi e Hernandez do të jenë të gatshëm për ditën e diel. “Të dyja këto ndeshje i kemi në shtëpi dhe pavarësisht mungesave, jam i sigurt se do t’i arrijmë objektivat. Duhet të jemi favoritët sepse jemi tre pikë para në kampionat, por edhe ato mund të avullojnë shpejt siç e pamë edhe kundër Arsenalit. Jemi në pozitë të mirë dhe kemi lojtarët në formë të mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›