Krojf: Fajësoni Perezin, jo Murinjon
Legjenda e Ajaksit dhe Barcelonës, Johan Krojf, thotë se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është ai i cili duhet të jetë nën akuzë. Krojf mendon se performancat e Realit janë përgjegjësi e Perez, jo e Zhoze Murinjos. “Murinjo e ka bërë punën e tij. Në mënyrën e tij. Ashtu si ai e kupton futbollin. Por ai është vetëm trajner. Mbi të është dikush që vendos gjithçka. Presidenti që është në detyrë. Presidenti është ai që krijon linjën e klubit. Presidenti do të vendosë çfarë do dhe si dëshiron ekipi i tij të performojë. Dhe pastaj cakton trajnerin. Florentino nënshkroi me Murinjon për t’i dhënë fund dominimit të Barcelonës me çdo kusht”, ka deklaruar holandezi.