Kupa Mbarëkombtare, ende pa datë të saktë

Kampioni i shumëfishtë i Kosovës në futboll Prishtina dhe Tirana, edhe pse janë pajtuar që takimi i Superkupës kombëtare të zhvillohet gjatë këtij muaji, nuk kanë gjetur ende një gjuhë të përbashkët rreth caktimit të datës së saktë. Përderisa Prishtinas kërkon që ndeshja e parë e Superkupës kombëtare të futbollit të zhvillohet më 15 nëntor, Tirana kërkon që kjo ndeshje të zhvillohet më 28 nëntor. Në të vërtetë ndeshja e parë e kupës kombëtare është dashur të luhet më 17 tetor, por është shtyrë për më vonë pasi FSHF ndërkohë pati futur pa planifikim një xhiro futbolli më datën 18 tetor. Ndeshjet e kupës kombëtare luhen mes fituesve të kupave të Kosovës dhe Shqipërisë, në bazë të një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet FFK-së dhe FSHF-së. Vitin e kaluar fituese e këtij trofeu ishte Teuta e Durrësit që pas dy përballjeve doli më e suksesshme se sa Besa e Pejës.