E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eleandro Pema, gati rikthimi te Dinamo

Sulmuesi i Tiranës, Eleandro Pema është pranë rikthimit te ekipi i Dinamos, prej të cilit u largua në orët e fundit të merkatos verore. Sulmuesi, që shpresonte në një aktivizim të rregullt te bardheblutë, e ka para të tepërt vetën në raport me dy shkodranët Hamdi Salihi dhe Vioresin Sinani që janë dhe ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit. Pema është shprehur se drejtuesit e Dinamos janë shumë të interesuar për ta patur në gjirin e tyre, ku Pema pritet të gjejë një vend stabël te formacioni i Redi Jupit, që luan me vetëm një sulmues të mirëfilltë si senegalezi El Haxhi Gudjabi, që nuk është më në ditët e tij më të mira. Pema ka një kontratë deri në fund të sezonit me Tiranën, por drejtuesit bardheblu që paguajnë një shumë jo të vogël për shërbimet e tij do të ishnin të gatshëm ta largonin sulmuesin 21-vjecar, që ka patur edhe një eksperiencë në Turqi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›