E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi B: Ska fitues në Kuçovë, afrohet Tepelena

Mbyllet në barazim pa gola kryendeshja Naftëtari-Partizani

 

Rezultatet e javë së 15-të

TEPELENA DELVINA     4-2

SOPOTI TURBINA           1-1

PERMETI KELCYRA       1-1

NAFTETARI PARTIZANI           0-0

ALBPETROL – BILISHT SPORT   4-1

DOMOSDOVA MEMALIAJ                   2-0

Renditja

1.Partizani                 31        9          4          2          17-7

2.Naftëtari                 30        9          3          3          28-7

3.Tepelena                 29        9          2          4          28-17

4.Albpetrol                25        7          4          4          19-14

5.Bilisht S.                 23        7          2          6          20-18

6.Turbina                   23        6          5          3          19-17

7.Përmeti                   19        5          4          6          17-19

8.Domosdova            18        5          3          7          15-20

9.Sopoti                     17        4          5          5          13-15

10.Memaliaj  17        5          2          8          15-20

11.Delvina                 10        3          1          11        14-30

12.Këlcyra                 9          2          3          10        8-28

Java e 16-të (01.04.2012)

BILISHT SPORT – NAFTETARI

PARTIZANI – PERMETI

KELCYRA – SOPOTI

TURBINA – TEPELENA

DELVINA – DOMOSDOVA

MEMALIAJ ALBPETROLI

 

Partizani ia del në Kuçovë, mban vendin e parë

 

Nga Arben Çepani

 

Naftëtari Partizani         0-0

Naftëtari: Rexhepi, A.Çela, Baku, Kajo, Daci, Koroveshi (Dashi 82′), Molla, Taullahu (Nela 46′), A.Gega, Gjoka (Fasko 70), Lila.

Trajner: B.Fraholli.

Partizani: Myrta, Çullhaj, Bozha, Boja, Shara, Tata (Lleshi 46′), Gjeçi, Verli (Xhafa 46′), Asllani (Gjoka 80′), Maho. Trajner: P.Musta.

Gjyqtarë: E.Jorgji, E.Gançi, R.Preça (Elbasan)

Kartonë të verdhë: A.Çela, Baku, Tata

Kuçovarët nuk arritën të merrnin më shumë se një pikë në fushën e tyre ndaj Partizanit, rivalit të tyre kryesor. Në një ambient shumë të bukur sportiv, që edhe superliga do ta kishte zili, është zhvilluar kjo ndeshje interesante, me emocione të shumta, por pa gola. Në fund kanë gëzuar të kuqtë, që menduan më shumë për barazimin. Pati edhe momente tensioni, pasi lojtarët ishin të ngarkuar psikologjikisht nga vetë rëndësia e ndeshjes.

Gjatë minutave të para ekipet studiojnë lojën e njëri-tjetrit, pa shkuar drejt portës kundërshtare. Partizani është mbrojtur me kujdes dhe ka besuar te kundërsulmi, me dyshen Maho-Asllani, i dyti ka luajtur kundër ekipit ku u formua dhe u duartrokit nga tifozët vendës. Në pjesën e parë ka rrezikuar Adrian Gega për Naftëtarin dhe Maho për Partizanin, por pa rezultat.

Naftëtari ka sulmuar fuqishëm në fillimin e pjesës së dytë, por pa shkuar te goli. Miqtë mund të kishin shënuar në fund, kur Gjoka ka gjuajtur bukur dhe topi është pritur me vështirësi nga Rexhepi. Përfundimisht, barazim pa gola, që kënaq Partizanin, prandaj dhe futbollistët miq kanë festuar gjatë me grupin Ultras Guerrils.

Trajneri Musta u shpreh i kënaqur me rezultatin, që e mban Partizanin në vend të parë. Nga ana tjetër, trajneri Fraholli nuk foli për mediat, pasi ekipi i tij humbi rastin më të mirë për ta parakaluar Partizanin.

Albpetroli përmbys gjithçka, goleadë me bilishtarët

 

Nga Ferdinand Gurguri

 

Albpetrol Bilisht Sport    4-1

Shënues: Arapi 22, Goxhaj 25, 67, Prifti 91 (11-metërsh) / Duka 20

Albpetroli: Kaja, Prifti, Leka, Çerepi, Elmazi, Arapi, Derka, Bratja (Shpataraku 46), Hysenshahaj, Goxhaj, Avdo (Mici 46).

Trajner: A.Ymeri.

Bilisht Sporti: Xhelollari, Pere, Fasllia, Mata, Shelgu (Fifo 46), Xhoga, Pino, Duka, Këndella (Xhixha 58), Koçi, Ametlli. Trajner: T.Meraku. Gjyqtarë: J.Xhaja, A.Shkreta, F.Maçi (Tiranë)

Patosarakët kanë marrë një fitore shumë të bukur në fushën e tyre, duke shënuar 4 gola në portën e bilishtarëve, të cilët kaluan të parët në avantazh. Një ndeshje me theks sulmues, me raste të shumta shënimi. Miqtë befasojnë me një kundërsulm të shpejtë, që finalizohet saktë nga Duka në minutën e 20-të. Albpetroli e kalon menjëherë momentin e keq, duke barazuar pas 2 minutash me Arapin.

Patosarakët marrin në dorë frenat e lojës dhe dominojnë në fushë, duke kaluar në avantazh vetëm pas 3 minutash, me një gol të Goxhajt. Vendësit sulmojnë deri në fundin e pjesës së parë, por nuk ka gola të tjerë, madje ata shpërdorojnë edhe një 11-metërsh me Bratjen. Edhe pjesa e dytë flet për ekipin vendës, që nuk tërhiqet në mbrojtje.

Është përsëri Goxhaj, që në minutën e 67-të shënon edhe golin e 3-të, duke shuar çdo shpresë të miqve nga Bilishti për të marrë pikë në këtë ndeshje. Në kohën shtesë shënon edhe Prifti, duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultatin 4-1. Një fitore e bukur për patosarakët.

Selimi zbret në fushë, Tepelena përmbys Delvinën

Nga Roland Suli                                                    

Tepelena Delvina 4-2

Shënues: Selimi 66, 83, 91, Jaupi 95 / Hakarepi 15, 17

 

Tepelena: Isaraj, Qori, Skënderaj, Sako, Abazi, Jaupi, Çunaj, R.Gaba, G.Gaba (Brahimi 27), Kasneci (Selimi 27), Xhafa.

Trajner: I.Selimi.

Delvina: Çallari, Boçi, Muço, Çuno, Cama (Selfo 70), Iljadhi, Hakarepi, Braçulla, Imeri, Myftari, Memeti.  Trajner: A.Guga.

Gjyqtarë; H.Llapra, R.Malaj, E.Pulaj (Vlorë)

Kartonë të verdhë: Memeti, Selfo, Abazi

Trajneri Ilir Selimi ka qenë protagonisti kryesor i ndeshjes së djeshme mes Tepelenës dhe Delvinës. Ai ka hyrë në fushë në mesin e pjesës së parë, kur Delvina udhëhiqte 0-2, dhe ka shënuar 3 herë. Një ndeshje dramatike, ku vendësit e kanë parë veten shpejt në disavantazhin e dy golave të shënuar nga Hakarepi me dy kundërsulme. Trajneri Selimi hyn vetë në fushë, bashkë me Brahimin, dhe i japin lojës tjetër ritëm.

Në minutën e 29-të Jaupi fiton një 11-metërsh, por R.Gaba nuk e mposht dot portierin Çallari, që grushton. Pjesa e dytë flet e gjitha për tepelenasit, ndërsa Delvina mbyllet në zonën e saj. Portieri Çallari bëhet hero, ndërkohë që e ndihmojnë edhe shtyllat. Në minutën e 66-të nis kthesa e Tepelenës. Selimi shënon me kokë golin e parë dhe vendësit e rrisin presionin.

Në të 83-ën trajneri-lojtar barazon, ndërsa në 5 minutat shtesë vijnë edhe dy gola të tjerë. Në të parën Selimi e çon rezultatin në 3-2, duke gjuajtur saktë me kokë, kurse në të fundit Jaupi vulos rezultatin, pas një kundërsulmi të bukur. Pas kësaj fitoreje, rriten shpresat e Tepelenës për kalimin në kategorinë e parë.

Domosdova mund dhe parakalon Memaliajn në tabelë

 

Nga Sokol Belba

 

Domosdova Memaliaj    2-0

Shënues: Rira 73′ (11-metërsh), Sula 90′

Domosdova: Asamemi, Rira, Shuli, Kreka, Lleshi (Bozha 67′), Duka, Allko, Pura, Llojku (Polisi 57′), Ceka, Nezha (Sula 76′).

Trajner: L.Rira.

Memaliaj: Merdani, Hima, Duraj, Çaushi, Grabova, Mema, Kopaçi, Bilaj (Mirani 46′), Aliaj (Muçi 58′), Sako, Metko. Trajner: A.Zhupa.

Gjyqtarë: F.Xhemalaj, E.Sinanaj, A.Mahmuti (Elbasan)

Kartonë të verdhë: Pura, Duka, Rira

Kanë bërë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›