Fitorja minimale me Pashtrikun nuk i ka kënaqur tifozët pukjanë
Grupi A: Tërbuni shkëputet, Luzi kërcënon Sukthin
Rezultatet e javës së 11-të
EGNATIA KORABI 1-0
OLIMPIKU VELEÇIKU 3-0
TERBUNI PASHTRIKU 1-0
ERZENI – LUZI 2008 2-3
SUKTHI – pushim
Renditja
1.Tërbuni 28 9 1 0 20-6
2.Sukthi 21 7 0 2 21-9
3.Luzi 2008 19 6 1 2 18-8
4.Olimpik 15 4 3 3 17-12
5.Veleçiku 12 3 3 4 10-11
6.Erzeni 11 3 2 5 15-18
7.Egnatia 9 2 3 5 5-10
8.Korabi 6 1 3 6 6-14
9.Pashtriku 2 0 2 8 8-31
Java e 12-të (01.04.2012)
LUZI 2008 – TERBUNI
PASHTRIKU – OLIMPIK
VELEÇIKU – EGNATIA
KORABI – SUKTHI
ERZENI – pushim
Tërbuni fiton me Pashtrikun, por zhgënjen tifozët pukjanë
Nga Riza Tafilaku
Tërbuni Pashtriku 1-0
Shënues: Kurti 9
Tërbuni: Miraka, Gjuzi, Çokaj, Dosti, Bektoviç, Çapja, Pepa, Rroca, Okoronko (Mone), Kurti (Gega), Agastra. Trajner: G.Stojku. Pashtriku; Këmbaci Sina, Kurti, Pjetërnikaj, Gane, Dyrmishi (Pulaha), Alimani, Xhixha, Xhepexhia, Maletaj, Tali (Kovaçi).
Trajner: B.Minxhaj. Gjyqtarë: E.Qerimaj, F.Thorja, S.Ahmeti (Shkodër) Kartonë të verdhë: Gane, Maletaj, Pulaha Kartonë të kuq: Çokaj, Kovaçi
Takimi Tërbuni-Pashtriku, me gjithë interesimin e madh të tifozëve vendës, për asnjë moment nuk e justifikoi me nivelin e lojës. Tifozët pukjanë janë larguar nga stadiumi të pakënaqur, pavarësisht fitores minimale me Pashtrikun. Madje tifozët i bëjnë thirrje presidencës, që të analizojë këtë gjendje për ta ndryshuar menjëherë. Loja nis me Tërbunin në sulm dhe Agastra godet nga distanca, por topi përfundon jashtë. Në minutën e 9-të sulmuesi Kuti u ikën dy mbrojtësve te Pashtrikut, godet saktë dhe shënon golin e vetëm për pukjanët. Pas këtij momenti loja merr një rrjedhë monotone, me një epërsi të lehtë të vendësve, por pa raste të pastra për shënim. Enjëjta tablo shfaqet edhe në pjesën e dytë. Pukjanët janë të plogësht në sulm dhe të pafuqishëm në mesfushë, duke lënë shumë për të dëshiruar. Më i miri në fushë ka qenë mbrojtësi Çokaj, edhe pse është ndëshkuar me karton të kuq, ashtu si dhe Kovaçi për miqtë.
Stadiumi Niko Dovana, me fat për Luzin 2008
Nga Hysen Varoshi
Erzeni Luzi 2008 2-3
Shënues: Bllaka 18, Koleci 85 (11-metërsh) / Balliu 48, Maçolli 54, Dgavelli 80
Erzeni: Vezi, Takaci, Shera, Gjura, Lamnica (Torja 63), Sharko, Koleci, Bllaka (Xhaferraj 70), Halili, Arapi (A.Koleci 40), Troplini. Trajner: F.Dollaku.
Luzi 2008: Kapaj, Suta, Kaloti, Kapo, Martins, Balliu, Dagavelli, Maçolli, Droboniku, Myrto (Legini 38), Basriu. Trajner: L.Lusha.
Gjyqtarë: A.Kamberaj, S.Hanaj, E.Pashai (Patos)
Kjo ndeshje është luajtur në stadiumin Niko Dovana të Durrësit, sepse forcat e rendit nuk e kanë marrë përsipër sigurinë në Tofik Jashari. Sipas tyre, problem në këtë stadium është pozicioni i dhomave të zhveshjes, që paraqet rrezik për lojtarët dhe gjyqtarët. Ndeshja është ndjekur nga pak tifozë, megjithatë Erzeni e nis mirë. Në minutën e 18-të Arapi jep një top në zonë për Bllakën, që godet bukur dhe 1-0.
Loja fiton më shumë ritëm dhe Troplini lëshon një predhë, duke e vënë në vështirësi portierin Kapaj. Basriu ka një mundësi të mirë, por shpërdoron, edhe pse pranë portës. Provon më pas edhe Balliu për miqtë dhe Vezi bën mrekullinë. Halili godet fort dhe topi përplaset në traversë, godet më pas Koleci, por pret Kapaj. Tri minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Balliu barazon rezultatin.
Më pas, Vezi e shpëton Erzenin nga një gol i sigurt. Në minutën e 56-të Maçolli i kalon miqtë në epërsi, pasi përfiton nga hutimi i mbrojtjes shijakase. Erzeni bën shumë gabime, kurse Luzi organizohet mirë. 10 minuta para fundit Dagavelli shënon me kokë edhe golin e 3-të për miqtë, ndërsa goli i Kolecit me 11-metërsh vlen sa për statistikë për Erzenin.
Olimpiku shënon suksesin e parë me trajnerin Farruku
Nga Erion Saliu
Olimpik – Veleçiku 3-0
Shënues: E.Rrapo 8, Londo 45 (11-metërsh), Lleshi 88
Olimpik: Myrta, Bjrami, Duqi (Brahja 62), E.Shima, Londo, Duraj, D.Rrapo, E.Rrapo (Domi 77), E.Fuçia, Lleshi, Bushati (Moçka 46). Trajner: D.Farruku.
Veleçiku: Legata, Kukaj, Rajçeviç, Banushi, Lami, Zymeraj (Osmani 65), Peposhi (Lika 75), Miculi, Ymeri, Çokaj (Çelaj 64).
Trajner: A.Hysa.
Gjyqtarë: A.Rama, L.Mema, D.Vrapi (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Moçka / Kukaj
Nuk ka pasur vështirësi Olimpiku në ndeshjen e djeshme me Veleçikun, gjë që e vërteton edhe vetë rezultati përfundimtar, 3-0. Ishte kjo fitorja e parë për trajnerin Dali Farruku në krye të ekipit kryeqytetas. Serinë e golave e hap E.Rrapo në minutën e 8-të, duke i dhënë qetësinë e duhur ekipit të tij. Reabon Veleçiku me disa sulme radhazi, por lojtarët e tij nuk janë të saktë në finalizim. Në minutën e fundit të pjesës së parë, gjyqtari Rama akordon një 11-metërsh në favor të Olimpikut, që Londo e kthen në gol.
Trajnerët e të dy ekipeve ndërhyjnë në pjesën e dytë, duke bërë zëvendësime, por Olimpiku është më i sigurt në lojën e tij, siguri që ia jep edhe vetë rezultati. Dy minuta para fundit të ndeshjes Lleshi shënon edhe golin e tretë për ekipin vendës dhe Olimpiku merr kështu një tripikësh plotësisht të merituar në fushën e tij. Miqtë nga Kopliku nuk kanë mundur të shënojnë as golin e nderit në këtë ndeshje.
Egnatia nuk fal me Korabin, por humbet dy titullarë
Nga Leonard Dushku
Egnatia – Korabi 1-0
Shënues: Voda 40 (11-metërsh)
Egnatia: Guma, Karriqi, Pipa, Kallçaku, E.Kasa, Kazazi (Thartori), D.Kasa (Gjondeda), Muha (Voda), Ylviu, Lopi, Mahmutaj.
Trajner: S.Gosa.
Korabi: Bukri, Ndreka, Laçi, B.Doçi, Sinani, Kacnia (Ibro), I.Doçi (Bushi), Fejzullahu (Vojka), Adili, Merdini, Presheva.
Trajner: S.Kallaverja.
Gjyqtarë:
Kartonë të verdhë: Mahmutaj, Karriqi, E.Kasa, Kacnia
Karton i kuq: Selimaj (për shkak të protestës)
Një gol i shënuar në fundin e pjesës së parë me 11-metërsh nga Voda i ka dhënë fitoren ekipit të Egnatias në ndeshjen me Korabin. Një fitore e ngushtë, por e merituar për rrogozhinasit. Duhet theksuar se miqtë nga Peshkopia kanë bërë një lojë shumë të ashpër dhe në minutën e 40-të ata kanë shkaktuar një 11-metërsh, që është kthyer në gol nga Voda. Janë dëmtuar nga ndërhyrjet e rënda Muha dhe Kazazi, dalja e të cilëve ka sjellë probleme në mesfushën e Egnatias.
Gjithsesi, ajo ka arritur të marrë 3 pikët në shtëpi dhe është ngjitur në kuotën e 9 pikëve. Pas ndeshjes, trajneri Gosa u shpreh i kënaqur nga loja e ekipit dhe nga fitorja, ndërkohë që ky sukses ka pasur kosto për rrogozhinasit, pa