Hidhet shorti i Superligës dhe Kategorisë I
Është hedhur dje në ambientet e FSHF-së shorti i Kategorisë Superiore të futbollit dhe Kategorisë së Parë. Duke qenë se federata kishte shtyrë kampionatet në lidhje me licensimin e klubeve të ndryshme, të cilët ishin vonë me dokumentacionin, dje është bërë e mundur njohja e kalendarit për të gjithë dashamirësit e futbollit. Sidoqoftë, ky kalendar mund të pësojë ndryshime, sepse janë ende dy klube në pritje të shndërrimit në sh.a, kusht i domosdoshëm ky për FSHF-në. Bëhet fjalë për Flamurtarin dhe Tiranën, për të cilët federata ka dhënë edhe dy javë kohë, në të kundërt, kalendari mund të pësojë edhe njëherë ndryshime, pasi kuqezinjtë dhe bardheblutë do të përjashtohen nga gara.