Itali, arrestohen 60 mafiozë napolitanë
Romë - Karabinierët italianë arrestuan sot në mëngjes rreth 60 mafiozë të dyshuar si anëtarë të një klani të rëndësishëm të Kamorrës, mafias napolitane. Arrestimi i tyre u krye në rajonin e Napolit, në jug të Italisë, bëjnë të ditur burime të karabinierisë italiane.
"Kemi lëshuar mandatarreste kundër 64 personave të dyshuar si anëtarë të një klani të rëndësishëm të Kamorrës (mafia napolitane), në rajonin e Vezuvit (në lindje të Napolit). Tre prej tyre ndodhen tashmë në burg për krime të tjera", i bëri të ditur AFP-së një zëdhënës i karabinierisë së Napolit.
Të dyshuarit, që u përkisnin klanit Sarno, i konsideruar si një nga më të fuqishmit e mafias napolitane, akuzohen veçanërisht për pjesëmarrje në shoqatë mafioze, për përvetësim fondesh, dhënie parash me interes dhe trafik droge, njoftojnë karabinierët përmes një komunikate.
Ata dyshohen kryesisht për vendosjen e taksave mafioze mbi bizneset e vogla dhe ndërmarrjet e rajonit dhe se janë përgjegjës për një trafik të madh kokaine që vjen nga Spanja, vazhdoi i njëjti burim. Dhjetë gra janë mes të dyshuarve, ndër të cilët Luisa Terracciano, 48 vjeçe, bashkëshortja e njërit prej dy kapove të klanit, Giuseppse dhe Vincezo Sarno, tashmë në burg në kuadrin e një hetimi tjetër, thuhet në komunikatë.
Që prej burgosjes së bashkëshortit, Luisa Terracciano, administronte aferat e klanit Sarno, që kishte një "pozicion hegjemonik" në Napoli dhe në rajonin e Vezuvit, theksojnë karabinierët.
Policia e Napolit njoftoi në një komunikatë se po zhvillonte që në mëngjes një operacion tjetër antidrogë kundër rreth 20 anëtarëve të dyshuar të Kamorrës, në një lagje popullore të qytetit.
Forcat e rendit kanë arrestuar javën e kaluar 68 anëtarë të dyshuar të Kamorrës të akuzuar për vrasje, shoqatë keqbërësish të tipit mafioz, trafik droge dhe për pastrim parash.