E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, nis fushatapër zgjedhjetparlamentare

SHKUP- Dje në mesnatë filloi zyrtarisht fushata e partive politike dhe pjesëmarrësve të tjerë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, që do të
zhvillohen më 5 qershor.
Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë paraqitur për pjesëmarrje në zgjedhje, gjatë 20 ditëve të ardhshme do të mund të prezantojnë programet e tyre para
elektoratit.
BDI-ja fillon sonte fushatën në Shkup, PDSH-ja në Kondovë, ndërsa ''Demokracia e Re'' në Mateç të Kumanovës.
Dy koalicionet më të mëdha, ai "Për Maqedoni më të mirë" kryesuar nga partia qeveritare VMRO-DPMNE dhe koalicioni opozitar i kryesuar nga LSDM-ja, e fillojnë sonte me mitingje në Ohër dhe Gostivar e Tetovë.
Fushata do të zgjatë deri më 3 qershor.
Të drejtë vote kanë 1 821 122 qytetarë të Republikës së Maqedonisë të evidentuar në listën e vetme zgjedhore.
Me qëllim për një proces zgjedhor korrekt dhe demokratik, 30 parti politike javën e kaluar nënshkruan Kodeksin e Sjelljes gjatë zgjedhjeve parlamentare. Apel për sjellje korrekte
zgjedhore dërguan SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe OSBE-ja si dhe më shumë përfaqësues dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare.
Zgjedhjet do t'i vëzhgojnë 332 përfaqësues të ODIHR-it dhe 3 500 të shoqatës qytetare MOST.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›