E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feride Bako kthehet ne qeli

75-vjecarja Feride Bako eshte kthyer ne qeli, duke lene serish te braktisur dy nipat e saj jetime te cileve u qendroi prane gjate pese diteve te dhuruara nga drejtoria e burgjeve per festat e Vitit te Ri.

E moshuara qe ka kaluar nente muaj denim ne burgun 325 ne Tirane ka per te kaluar edhe pese vjet te tjere heqje lirie, sipas nje vendimi te dhene nga gjykata e Fierit ku ajo denohej ne mungese per akuzen e kultivimit te Hashashit.

Ajo u arrestua ne prill te 2008-es kur po i qendronte prane ne ditet e fundit te jetes bashkeshortit te saj te paralizuar.

Por pervec varferise e moshuara rezulton kujdestare per rritjen e dy nipave te saj, pas vrasjes te te birit ne Greqi.

Rasti i Feride Bakos u publikua fillimisht ne Top Channel, atehere kur ne prag te festave e moshuara kerkoi te ishte prane nipave te saj.

Por denimi maksimal per kultivim kanabisi i te moshuares perfshiu me pas ne debat pefaqesues te politikes dhe shoqerine civile qe apeluan lirimin e saj te menjehershem duke vene ne dyshim edhe faktin nese ishte apo jo ajo njeriu qe kishte mbjellur bime narkotike apo kishte marre persiper autoresine per te shpetuar familjaret e saj, ashtu sikunder kane vepruar mjaft gra te tjera qe po vuajne denimin.

Tashme qe Bako eshte mbyllur serish ne qeli, debati qendron ende i hapur, shume qytetare po firmosin “on line” per lirine e te moshuares nga qyteti i Fierit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›