E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leternjoftimet, neser fillon procesi i aplikimit

Nje dite perpara nisjes se aplikimit per pajisjen e shtetasve me leternjoftimet e reja Ministria e Brendshme dhe kompania “Sagem” kane perfunduar hapin e pare te rendesishem, gjetjen e vendeve te aplikimit dhe pajisjen e tyre me te gjitha mjetet elektronike te nevojshme per aplikimin.

Vendodhja e tyre, per Tiranen e cila nis e para aplikimin, me 12 janar, eshte prane cdo njesie bashkiake ku eshte i regjistruar qytetari.

I ngarkuar per ndjekjen e ketij procesi, zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni sqaron edhe nje here menyren sesi behet aplikimi per leternjoftimet, i cili nis me pagesen 1200 leke ne nje nga filialet e postes.

“Se pari per te aplikuar duhet bere pagesa dhe qytetari duhet te paraqitet prane postave, ne menyre qe te kompletohet me te gjithe elementet. Aplikuesi mund te identifikohet me nje nga dokumentet e zakonshme dhe pastaj do te nise procedura me marrjen e gjurmeve te gishtave, fotografimin dhe te tjerat”, ka sqaruar Poni.

Sipas zevendesministrit, procesi i aplikimit per nje person nuk zgjat me shume se 5 minuta, qe nga paraqitja e kuponit, verifikimi i identitetit nepermjet regjistrit elektronik te gjendjes civile, marrja e shenjes se 10 gishtave, fotografise dhe firmes elektronike.

Pas kesaj qytetari kthehet pas dy javesh per te marre leternjotimin e tij, ne vendin qe ka aplikuar, pasi dokumenti aktivizohet dhe funksionon vetem me shenjen e gishtave te personit qe i perket.

Zevendesministri Poni i jep pergjigje edhe shqetesimit te ngritur nga opozita per informimin e pamjaftueshem te publikut rreth procesit te aplikimit.

“Dua te sqaroj qytetaret qe mjaftojne te vijne ne kete zyre per keto procese qe mund te kryhen lehte fare. S’kane nevoje te marrin certifikatat pasi gjithcka eshte e lidhur me regjistrin”, tha Poni.

Pas 12 janarit, procesi i aplikimit per leternjoftimet do te nise ne te gjitha qytetet e vendit dhe Ministria e Brendshme garanton se fundi i janarit  do te gjeje te gjithe Shqiperine nen aplikim.

“Sistemi do te plotesohet ne te gjithe Shqiperine ne fund te janarit, nderkohe qe ne do te shtojme oret e punes”, eshte shprehur zevendesministri i Brendshem.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›