E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferizaj, 12 mijë euro për Shkodër

Qeveria komunale e Ferizajt në mbledhjen e saj të parë pas konstituimit, ka vendosur të hënën të ndajë nga buxheti komunal, një shumë prej 12000 eurove, për zonat e prekura nga vërshimet në Shqipëri.

Në një njoftim për media nga zyra e kryetarit, Bajrush Xhemajli, thuhet se kjo ndihmë simbolike shprehë solidarizimin e qytetarëve të komunës së Ferizajt me popullatën e atyre zonave të prekura.

Përmbytjet që po vazhdojnë të kërcënojnë banorë të zonave të tëra të Shqipërisë, edhe në qytetin e Ferizajt janë duke u ndjekur me shqetësime.

Një iniciativë qytetare është formuar së fundi, për të ndihmuar qytetarët e qyteteve shqiptare të përmbytura nga uji. Kjo iniciative kanë ftuar afaristët e bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha si dhe gjithë qytetarët që të shprehin solidaritetin me bashkëkombësit tanë, të cilat po përballen me një situatë të rëndë.

Komuna e Ferizajt që nga viti 2004 është e binjakëzuar me qytetin e Shkodrës. Kjo është ndihma e dytë nga komunat e Kosovës që shkon për Shqipërinë pas Gjakovës e cila ndau para disa ditësh 10 mijë euro për zonat e përmbytura.

Kjo ndihmë e Komunës së Ferizajt pason atë të Qeverisë së Kosovës e cila ndau 200 mijë euro për zonat e përmbytura. Ka më shumë se dy javë që ka filluar përmbytja në zonat e Shkodrës në Shqipëri për shkak të reshjeve të shumta atmosferike dhe fyerjes së liqenit dhe lumenjve të cilët janë derdhur në zonat përreth duke bërë që më shumë se 10 mijë hektarë tokë të zhytët nën ujë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›