I dyshuari është ashkali

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dëmtimin e varrezave në fshatin Nakaradë të Fushë Kosovës.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë bërë të ditur se sonte në orët e pasdites, njësitet policore kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin, M.Buzuku 48 vjeç, i nacionalitetit ashkali me banim në Fushë Kosovë.
Ai dyshohet se ka demoluar dhjetëra varreza të fshatit. Për rastin është informuar menjëherë prokurori publik i cili ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të dyshuarit.
Me rastin po merren njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës. /Indeksonline/