E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas thirrjes së AKSH-së vjen reagimi i serbëve

Pas kërcënimit të Armatës Kombëtare Shqiptare se po mobilizohen për luftë me Serbinë nisur nga “kërcënimet serbe se do ta ndajnë një pjesë të territorit të Kosovës dhe kërcënimeve për ta larguar me forcë lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë” ka ardhur reagimi i grupit rival serb, transmeton Shekulli.

Grupi i të rinjve nga fshati Nish kanë publikuar një video në YouTube pas publikimit të thirrjes për mobilizimin e shqiptarëve për mbrojtjen e bashkatdhetarëve të tyre në Luginën e Preshevës. Grupi serb "RAT" tallet me thirrjen e shqiptarëve për luftë.

Djem të maskuar i përgjigjen kërcënimeve të shqiptarëve. Ata vetëquhen "Forcat Speciale të Serbisë", që kanë në plan t’i kundërpërgjigjen Shqipërisë. /Indeksonline/

/>  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›