Cakolli: Çfarë vlera ka Berat Buzhala për të qenë deputet?

Deputetit Berat Buzhala, po i kundërvihen edhe “shokët” e partisë. Anëtari i Kryesisë së Degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, e ka shkruar një shkrim si reagim ndaj fjalëve të Berat Buzhalës, për zgjedhjet e PDK-së në Prishtinë
Ai ka shkruar në Facebook, se ka parë shumë pasaktësi në shkrimin e Berat Buzhalës, duke thënë se është e drejtë që të shprehen preferencat për njërin prej kandidateve, por pa u munduar për të diskredituar dhe anatemuar të tjerët.
“Unë si anëtar i Kryesisë së Degës, vlerësoj se të dy kandidatët janë të dobishëm dhe të domosdoshëm për Degën dhe cilido që fiton duhet uruar dhe duhet përkrahur” ka shkruar Cakolli.
Madje, ai ka thënë se Berat Buzhala, nuk i ka kryer as edhe një argat PDK-së.
“Po të vinin këto kritika nga dikush tjetër ndoshta edhe nuk do të reagoja, por të kritikohesh nga një njeri që nuk ja ka bërë asnjë argat PDK-së kjo nuk durohet!” ka shkruar ai.
Dhe krejt në fund, ai e ka shtruar një pyetje logjike!
“Nëse anëtaret e Kryesisë se Degës së PDK-së në qytetin e Prishtinës të zgjedhur pas një procesi të gjatë dhe shumë demokratik, nuk qenkan të denjë dhe përfaqësues ( gjithnjë sipas Buzhales ), atëherë shtrohet pyetja, çfarë vlera tjera civilizuese e përfaqësuese paska Berat Buzhala për të qene Deputet i Parlamentit të Kosovës?
E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala, ka reaguar me procesin zgjedhor që po ndodhë në degën e PDK-së për Prishtinën.
Ai në një status në rrjetin social facebook, thotë se, nuk është aspak i kënaqur me strukturën e njerëzve që janë pjesë e Kryesisë së Degës së PDK-së në Prishtinë.
Ai thotë se po te ishte anëtar i Kryesisë së Degës së Prishtinës, votën do t’ia jepte Memli Krasniqit për Kryetar të Degës, kurse po te ishte Hashim Thaçi, do te hulumtonte shumë më tepër për ta gjetur kandidatin për Kryetar të Prishtinës./Indeksonline/
Më poshtë lexoni shkrimin e Bujar Cakollit (Anëtari i Kryesisë së Dëgës së PDK-së në Prishtinë)
Pergjigje ne komentin e te “gjithedijshmit”, “perfaqesuesit te denje te popullit”, parashutistit Berat Buzhala!
Rastesisht e lexova nje koment te “perfaqesuesit te popullit” , z. Bera Buzhala, lidhur me zgjedhjet ne degen e PDK - se ne Prishtine. Ky shkrim eshte shume siperfaqesor, i pabazuar ne fakte dhe argumente dhe deri diku edhe tendencioz. Ky shkrim sa tendencioz aq edhe i pa cipë, sa i pa krip aq edhe i pa shije, sa i pa ndershëm aq edhe djallzues.
z.Buzhala fillimishtë po të them se PDK-ja e me këte edhe Prishtina ka nderin që në gjirin e vet ka njerz si Lirak Qelaj, Memli Krasniqi e Shemsi Veseli.
Se cili është më meritor, më i pranueshëm dhe më i qëlluar, mendoj se vendosin nuansat ngase që të tre këta veqohen në segmente të caktuara ama në të përgjith'shmën jan ok.
I nderuari z.Buzhala nuk ju kuptoj se si merrni kurajon e ti gjykoni anëtarët e kryesisë së degës, këtu jam shum i bindur se ata as që i njifni në të kundërtën nuk do lëshoheshit në një avanturë të tillë. zonjat dhe zotrinjët e kryesisë së degës: Lirak Qelaj, Shemsi Veseli, Ramadan Avdiu, Vlora Çitaku, Bajram Jashari, Naser Canolli, , Lah Nitaj, Naim gashi Ylber Çitaku, Lumie Rama, Blerim Rexha, Agron Mustafa, Mentor Beqiri dhe shume te tjere etj. janë intelektual dhe punëtorë të devotshëm për qështjen Kombëtare, njerz të ndershëm dhe të pa korruptuar të pa inkriminuar, njerz keta qe mbajten gjalle frymen e PDK-se per 13 vite rresht, andaj këto jan dhe do duhej të ishin vlera e jo vlera penalizuese!
E para punes askush nuk ka kerku prej teje per me vlersu procesin zgjedhor, proces ky qe ti nuk paate "fatin"që te jesh pjese e ti.Ju z.Buzhala shkoni aq thell sa e kontestoni procesin të cilit siq kuptohet nga artikulli ju keni nënshtruar edhe ju, pyetja është pse ky kontestim: ngase nuk arritët në këshillin drejtues apo...
Sa per info tuajen procesi zgjedhor ne te gjitha fazat e tij ka qen shume transparent dhe konkurent, kjo eshte thene edhe nga strukturat qendrore te partise. Sa i perket vlersimit tuaj rreth zhvillimeve ne PDK ne Prishtine , mendoj se ju nuk keni informacion te mjaftueshem ose ka mundesi edhe te jeni te dezinformuar dhe ja pse:
1. Ne zgjedhjet e para te pasluftes dega e PDK ne Prishtine ka pasur numrin me te madhe te votave nga te gjitha deget tjera
2. Ne zgjedhjet e vitit 2007 , dega e PDK- se, ne Prishtine arrin qe te ngushtoj diferencen me LDK ne vetem 1600 vota, kurse raporti i forcave ne asamble ka qene 11 me 13.
3. PDK ne Prishtine ne vitin 2009, peson humbje me kandidatin Astrit Salihu, ku Shef i Shtabit Zgjedhor ishte pikerisht kandidati i juaj i preferuar tani per Kryetar dege.
I nderuar
Pa dashur te influencoj ne preferencat tuaja per Kryetarin e ri te Deges, e ndjeva si obligim per keto sqarime , duke pare shume pasaktesi ne shkrimin tuaj.
Une si anetar i Kryesise se Deges, vlersoj se te dy kandidatet jane te dobishem dhe te domosdoshem per Degen dhe cilido qe fiton duhet uruar dhe duhet perkrahur!
Eshte e drejte e juaja qe te shprehni preferencat tuaja per njerin prej kandidateve, por pa u mundu per me i diskreditu dhe anatemu te tjeret.
Po te vinin keto kritika nga diksuh tjeter ndodshta edhe nuk do te reagoja, por te kritikohesh nga nje njeri qe nuk aj ka bere asnje argat PDK-se, kjo nuk durohet!
Dhe krejt ne fund do ta shtroja nje pyetje logjike! Nese anetaret e Kryesise se Deges se PDK-se ne qytetin e Prishtines te zgjedhur pas nje procesi te gjate dhe shume demokratik, nuk qenkan te denje dhe perfaqesues ( gjithnje sipas Buzhales ), atehere shtrohet pyetja, qfar vlera tjera civilizuese e perfaqesuese paska Berat Buzhala per te qene Deputet i Parlamentit te Kosoves ?