“Ferma në shkollë”, Arlind Qorri prezanton programin për Tiranën: Do i sigurohet çdo nxënësi një vakt ushqim që gatuhet nga produktet bujqësore të kryeqytetit
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qorri ka prezantuar një nga pikat e programit të partisë Lëvizja Bashkë nga Kashari.
Ai është shprehur se një nga pikat kryesore të programit synon të lidhë shkollën dhe jetën ekonomike rurale. Përmes programit "Ferma në shkollë", do t’i sigurohet që çdo nxënësi një vakt ushqim në shkollë, i cili do të gatuhet nga produktet bujqësore e blegtorale të fermerëve të Tiranës.
“Sot kemi dal në disa fshatra të Tiranës për të prezantuar programin e Kandidatëve Lëvizja Bashkë për zgjedhjet Bashkiake të Tiranës. Tani jemi në fshatin e Kasharit dhe aty ku kemi shkuar kemi vënë re degradimin e infrastrukturës edhe kushte jetese të vështira.
Dua të shfrytëzoj rastin për të prezantuar një nga pikat kryesore të programit që lidh fshatin me shkollë. Ajo që ne e quajmë nga "Ferma në shkollë" është një politikë e mirëstudiuar e disa viteve që do garantonte ushqimin e fëmijëve në cdo shkollë me produktete e ekonomisë vendore. Pra me produktete e fermave, tokës buqësore të fshtarave të Tiranës. Sipas kësaj politike bashkia do të blente ushqime bio dhe kështu do nxiste produktivitetin” tha ai ndër të tjera.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
