E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fermerët korçare: Të merren masa për produktet tona

Me dhjetëra fermerë në Korçë, kërkojnë ndërhyrjen e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit për ti dhënë zgjidhje prodhimeve të tyre bujqësore të cilëve po u shkojnë dëm. Janë me qindra ton prodhime bujqësore që kanë nisur tju kalben. 

KORÇE- Fermerët e fushës së Korçës ankohen për prodhimet e tyre bujqësore të cilat po shkojnë drejt dekompozimit. Ata kanë hartuar një peticion me më shumë se 50 firma ku kërkojnë ndërhyrjen e drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit në Korçë por edhe të strukturave të tjera shtetërore për ti dhënë një zgjidhje ekzistencës së tyre që lidhet me shitjen e prodhimeve me të cilat jetojnë familjet e tyre.
Jan me qindra ton patate, mollë, qepë por edhe prodhime të tjera bujqësore që kanë nisur tju kalben në ambientet ku ata i mbajnë, teksa nga ana tjetër ndonëse çmimi i shitjes është shumë i ulët konkutohet nga importi i cili servir të njëjtat produkte, madje jo bio por me çmime më të favorshme.
Shqetësimi është i njëjtë për të gjithë, ndërsa fermerët vijnë nga fshatra të ndryshëm si nga fshati Mollaj, Kamenicq, Bulgarec deri edhe Sovjan. Fermerët thonë se hyrja nga Maqedonia dhe Kosova e këtyre prodhimeve si mollë, patate, qepë, lakër e të tjerë i ka konkurruar çmimet e tyre. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›