Qan Alkena
Ashtu sikurse edhe është pritur, ka filluar spektakli i së shtunës në Big Brother Albania, duke hyrë kështu në javën e tretë të tij. Kjo e ka bërë edhe më interesant “reality shown”, sepse përpos dy të eliminuarve, ka pasur edhe befasi interesante që u janë bërë banorëve të shtëpisë.
Lotët e Alkenës
Befasia e parë ishte Alkena, e cila ftohet në dhomën e rrëfimeve nga Albana. Ajo i thotë se duhet të shikojë në ekranin e vogël për të parë atë që ajo ka thënë gjatë javës, përderisa ajo reciton poezinë “O, moj Shypni”. Ajo qan përderisa vargjet i vazhdon aktori i njohur Enver Petrovci.
Pas kësaj, banorët dalin në oborr për ta takuar aktorin dhe për të shkëmbyer mendime me të.
Banorja kosovare ka bërë edhe nominimet për këtë javë. Edhe pse është pritur që ajo të nominojë Toros nuk e ka bërë këtë, pavarësisht se më parë ajo kishte djegur fotografinë e tij.
Pas kësaj vjen edhe deri tek eliminimi i radhës.
Eliminimi i Hënesit
Edhe përkundër asaj që printe në shumicën e ueb-faqeve për të qëndruar në shtëpi, Hënesi ka qenë i eliminuari i radhës nga votat e teleshikuesve shqiptarë.
I pari që i ka shpëtuar eliminimit ishte Emilio, ndërkaq në dhomën e kuqe të tre djemtë kanë pasur një valltare, e cila ua ka hequr atyre stresin.
Në nominim kishin mbetur vetëm Torosi dhe Hënesi dhe ashtu papritur kishte ndodhur edhe dalja e tij.
Shumë portale kanë thënë se deri në momentet e fundit, Hënesi ishte një nga banorët më të preferuar të publikut, ndërkaq pritej që të dilte Torosi, i cili kishte pasur probleme me banorët e shtëpisë. Por, më sa duket, në këtë votim ka ndikuar shumë edhe e dashura e Hënesit për të cilën mediat shqiptare shkruajnë se ka lobuar që ai të votohet dhe të largohet nga shtëpia.
Vjen edhe eliminimi i Kreshnikut
Arbana pas kësaj thotë se në votim do të hidhen edhe gjashtë banorët e tjerë, ku më të votuarit do të vazhdojnë aventurën e BigBrotherAlbania.
Më së keqi në këtë rast ishte për Kreshnikun i cili kishte pasur një debat të paarsyeshëm me Klaudian për krevatin të cilin nuk ja kishte lëshuar. Kjo ishte një “mollë sherri” për të, pasi që disa minuta më vonë ai u desh ta lëshojë shtëpinë.
Pas kësaj vjen edhe radha për të nominuarit e javës. Më së shumti vota marrin Ervini, Ermela, Torosi dhe Algeni.
Por, këtu nuk është e vetmja befasi, pasi më vonë do të zbulohet edhe enigma e Zarfit të zi.
Pas një votimi të hapur dalin me dembelët në shtëpi dhe ata janë Ermela dhe Algeni. Ata dënohen, por për të realizuar provën që ka dhënë BBA 4, ata duhet të zgjedhin edhe dy bashkëvuajtës me ta. Algeni zgjedh Ervinin, ndërsa Ermela zgjedh Alkenën.
Arbana i fton të dalin jashtë Shtëpisë së BB. Ajo u tregon se atje ndodhen disa materiale me të cilat ata duhet të ndërtojnë një shtëpi, ku ata do të qëndrojnë deri në ditën e provës së javës së ardhshme. Arbana u thotë se atje do të hanë, do të pinë, do të flenë dhe do të bëjnë gjithçka.
Arbana u thotë se këta 2 banorët e tjerë do t’i shërbejnë për t’i sjellë ushqimin dhe gjërat e nevojshme nga Shtëpia e BB dhe se ky dënim hyn në fuqi ditën e nesërme. Arbana përshëndetet me banorët dhe i uron “Natën e mirë”. Ajo falënderon të pranishmit të studio dhe teleshikuesit.