Vllaznia heq dorë nga autobusi dhe 3 pikët

www.gazetaret.com - Vllaznia i dha fund çështjeve të “xhamave të thyer të autobusit” dhe rastit “Mustafaj”, ku në këtë të fundit, klubi shkodran pretendonte për “tri pikë” në tavolinë pas ndeshjes Shkumbini-Vllaznia (0-0, java e 213-të).
Është vetë presidenti i klubit të “Loro Boriçit”, Valter Fushaj, që përmes një komunikate për shtyp, ka bërë të ditur lajmet e mira.
“Ngjarja e ndodhur me autobusin e ekipit tonë në kthim nga Peqini, nuk prish kurrsesi marrëdhëniet shumë të mira që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi me drejtuesit e Shkumbinit. Policia ka marrë masat e saj duke ndaluar edhe disa persona dhe unë do t’i bëja thirrje, gjithnjë nëse merret mendimi im, që t’i lirojë ato, qoftë edhe duke paguar ndonjë gjobë të vogël meqë janë minorenë”, - thuhet në komunikatë.
“Sa i takon çështjes “Mustafaj”, është konstatuar se gjithçka ka qenë konform rregullave dhe prandaj në këto kushte, pavarësisht se klubi Vllaznia e ka dërguar çështjen në Komisionin e Disiplinës, mendoj se një çështje e tillë nuk ka nevojë të merret në shqyrtim pasi për ne është tashmë e mbyllur sepse kemi hequr dorë nga pretendimi ynë për një fitore në tavolinë”, - përfundon deklarata e presidentit të 9-herë kampioneve të Shqipërisë, vëllai i të cilit është zgjedhur në Asamblenë e “Adriatikut” në Komitetin e ri Ekzekutiv të FSHF-së.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 13 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili