E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ferrara, unë flas për çfarë të dua"

Zhoze Murinjo është në qiellin e shtatë pas golit në sekondat e fundit nga Shnajder, që i dha fitoren e rëndësishme Interit kundër Udinezes. Por më pas ka sulmuar deklaratat e trajnerit të Juventusit, Çiro Ferrara: "Ai mund të flasë, ashtu siç flas edhe unë. Nëse njëri e respekton tjetrin, nuk ka asnjë problem, e bëj unë, e bën ai, nesër do ta bëjë një tjetër. Nuk ka asnjë problem. Unë flas për çfarë që unë dua". Kështu i është përgjigjur trajneri i Interit kolegut të tij të Juventusit. "Ai mund ta ndiejë ose jo, të jetë i lumtur ose jo, shpjegon më tej Murinjo me një gjysmë buzëqeshje, unë flas për çfarë të dua, edhe pse kam pasaportë portugeze...".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›