E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzikë çeke në Teatrin e Operës

Në skenën e Teatrit të Operës, ora 19.00, organizohet mbrëmja e dytë me muzikë çeke, në kuadrin e koncerteve të vjeshtës. Orkestra Simfonike e Teatrit të Operës dhe Baletit, në drejtimin e Josef Vondracek, me solistë Marjana Lekën, Eva Golemin, Armaldo Kllogjeri, Irini Nikolla, Ylber Gjini, si dhe Kori i Operës do të ngjiten në skenë për të interpretuar një program me vepra nga Zoraqi, Gjoni, Smetana, Dvorzhak, por edhe Moxart, Verdi e Puçini. Një natë më parë, publiku dëgjoi vepra të muzikës së dhomës me artistët çekë Pavel Vojta (violinë), Viktor Vondracek (violonçel), Ladislava Vondrackova (piano) dhe Egli Prifti (piano) dhe sopranoja shqiptare, Erjona Gjyzeli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›