E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorenzo dominon në Portugali

Kurrë mos thuaj se "ka vdekur" për një kampion si Horge Lorenco. Spanjolli i Yahamas fiton me meritë garën e Portugalisë, të katërtën e sezonit, duke e dubluar suksesin e 2008-s dhe duke mbajtur me vendosmëri të hapur botërorin. 18 pikë avantazh në tri gara nuk janë shumë për Valentino Rosin. Mbi të gjitha, që këtu e deri në fund të sezonit nuk do të jetë edhe aq e qartë se kush nga të dy kryesuesit do të mund të fitojë titullin. Në mes është futur edhe një Kejsi Stoner, i cili duket se e ka kaluar depresionin. Australiani i Dukatit në Estoril është dorëzuar vetëm para ritmit të pakapshëm të Lorencos, por ka larguar me prepotencë dyshimet mbi rikuperimin. I përhershmi Dani Pedroza kompleton podin, duke përfituar nga gara jo e mirë e Valentinos. Rosi në Donington ishte renditur më keq (i pesti), por krahasimi nuk është i përshtatshëm, pasi Vale në Britaninë e Madhe u rrëzua. Ndërsa në Portugali nuk ka qenë asnjëherë kërcënues. Që në start një shkëputje e Lorencos, i cili u vendos para Pedrozës në kthesën e parë. Pas tyre Valentino duket në vështirësi dhe në xhiron e parë parakalohet nga Stoner. Rosi nuk mundej ta mbante hapin e Hondës dhe të Dukatit. Pasi u stabilizuan pozicionet në krye nuk ndryshuan më. Lorenco i jep gaz dhe arrin të krijojë një distancë nga Stoner, duke i mundësuar vetes të garojë pa probleme në xhirot e fundit. Nga ana tjetër australiani nuk është kërcënuar kurrë nga Pedroza. Por ai që nuk mban dot ritmin e të tjerëve është Valentino, i cili xhiro pas xhiroje humbet të qindta të vlefshme. Në disa momente Vale garon një sekondë më ngadalë se Lorenzo. E vështirë të individualizosh problemin, por bëhet fjalë për një skenar vërtet jo të zakonshëm. Vjen tashmë verdikti i parë: Yamaha është kampione e botës për konstruktorë. Një arritje e pashmangshme. Për botërorin e pilotëve do të kemi një duel Rosi-Lorenco deri në fund, me një Kejsi Stoner, i cili mund t‘u heqë pikë të çmuara të dyve. Valentino mbetet favorit, edhe sepse në një garë decizive ka demonstruar se ka diçka më shumë se sa spanjolli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›