E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrari 599 XX vendos rekord në pistën e Nurburgringut

Autori i Lajmit: A.Dralo

Maranelo – Më shumë se 20 kilometra në më pak se shtatë minuta. Asnjë prototip tjetër me katër rrota e modelit për rrugë nuk ka bërë më mirë se kokëkuqja 599 XX në pistën gjermane të Nurburgringut. Ferrari 599 XX i ka përshkuar 20,832 kilometra në pistë me kohën 658"16. Tipi më i fundit i prodhuesve të Maranelos e frymëzuar nga 599 GTO është një laborator i vërtetë teknologjik në të cilin Ferrari ka instaluar pajisje nga më të avancuarat teknologjike dhe që do të jenë pararojë për prodhimin e ardhshëm të makinave sportive për rrugë normale. “Disa prej këtyre elementëve, - shpjegojnë nga shtëpia e Maranelos, - do të mbeten dhe trashëgimi ekskluzive e veturës së kuqe, si për shembull “wheel doughnuts”, që janë montuar në rrota me qëllim përmirësimin e ftohjes së ferrotave dhe efiçencën aerodinamike ndërsa janë aplikuar më parë në modelin 599 GTO. Ato u prezantuan dy ditë më parë në Sallonin e Makinave të Pekinit. E frymëzuar nga një version motori me 12 valvula i përdorur më parë në Ferrari 599 GTB Fiorano, 599 XX karakterizohet nga qëllimi për të pasur një veturë të optimizuar për sa i përket aseteve mekanike dhe kontrolleve elektronike. Ky sistem i përdorur për herë të parë në një Ferrari rruge, quhet “High Performance Dynamic Concept”, (Koncepti Dinamik i Performancës së Lartë). Për sa i përket aerodinamikës, për herë të parë është përdorur sistemi
“Actiflow” që ndihmon në rritjen e ngarkesës vertikale për të ulur rezistencën në kushte të ndryshme dinamike gjatë pistës. Rezultati është një vlerë e shkëlqyer e ngarkesës vertikale, deri në 630 kilogram kur kilometrazhi shënon 300 kmh.
Ky lajm është publikuar: 26/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›