E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRIZA GREKE Ndihma financiare, BE i vë kushte Greqisë

Autori i Lajmit: Redaksia

Gjermania dhe Franca kanë këmbëngulur se çdo ndihmë financiare për të ndihmuar Greqinë që ajo të tejkalojë problemin me borxhin e madh duhet të varet nga ulja e shpenzimeve të autoriteteve greke. Ministri gjerman i Financave, Ëolfgang Schäuble, i deklaroi gazetës, Bild se nuk kishte garanci se Gjermania dhe BE-ja do të aprovonin ndihmën për Greqinë. Ai tha se vendimi do të varej nga kursimet e vazhdueshme të qeverisë greke. Ministrja franceze e Financave, Christine Lagarde duke folur për gazetën franceze, Journal du Dimanche tha se Greqia nuk kishte përmbushur zotimet e bëra në të kaluarën. Ajo tha se lëvrimi i ndihmës duhet të verifikohej në mënyrë strikte.
Ditën e premte Greqia kërkoi aktivizimin e paketës së ndihmës me vlerë 60 miliard dollarë nga partnerët e BE-së dhe FMN-ja. Kriza e shkaktuar nga defçiti buxhetor në Greqi dominoi edhe takimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar me Bankën Botërore.
FMN
Në Greqi përfshirja e FMN-së ka krijuar zemëratë në popull dhe janë rritur zërat kundër pranimit të këtij borxhi të madh. Shefi I FMN-së u përpoq të sigurojë opinionin publik në Greqi lidhur me politikat e institucionit të tij. Dominique Strauss-Kahn është i ndërgjegjshëm për shqetësimet në Greqi lidhur me politikat që vendit i duhet të ndjekë për të marrë ndihmën financiare. Ai tha se FMN-ja kishte si objektiv të ndihmonte vendet në vështirësi, por ai nuk hodhi dritë mbi politikat e mundshme. Besohet se fjala është për më shumë ulje të shpenzimeve.
Ndihma
FMN-ja, e cila ka premtuar të veprojë menjëherë në rast se Greqia kërkon ndihmë financiare, mendohet se di kërkojë Athinës që të marrë masa më të ashpra, gjë që do sjellë greva dhe protesta të mëtejshme. Në Greqi përfshirja e FMN-së ka krijuar zemëratë në popull, dhe opozita për pranimin e këtij borxhi të madh është duke u rritur. Ministri grek i Financës George Papaconstantinou është takuar me shefin e FMN-së Dominique Strauss-Kahn si dhe me komisionerin e BE-së për ekonominë Olli Rehnin. Të premten, Greqia i kërkoi BE-së dhe FMN-së aktivizimin e borxhit. Ndërkohë, ministrat e financave të 20 ekonomive më të mëdha kanë thënë se megjithë problemet ekonomike me të cilat përballet Greqia, ekonomia globale po dilte nga recesioni më i rëndë në dekada, shumë më shpejt seç pritej. Pas bisedimeve në Ëashington, ato thanë se ky rikuperimi i shpejtë ishte pjesërisht falë shumave të mëdha monetare që vetë qeveritë kishin futur në ndihmë të ekonomive të tyre.

CSU: Greqia të mendohet për daljen nga Eurozona

Greqia ka nevojë për më shumë se 45 miliardë euro ndihma financiare të planifikuara nga BE dhe FMN-ja. Sipas njoftimeve të gazetës gjermane “Welt am Sonntag”, nevojat e Athinës kapin shifrën e disa qindra miliardave euro. Ndërkohë në politikën e Berlinit është rritur shqetësimi se ndihmat financiare për Greqinë, me një borxh aktual prej 300 miliardë eurosh, mund të jenë rasti i një fuçie pa fund. Partia kristiansociale në koalicionin qeverisës në Gjermani, CSU, i ka bërë thirrje Greqisë të mendohet për daljen nga eurozona. Kryetari i grupit bavarez të CSU-së në Bundestag, Hans-Peter Friedrich tha për televizionin gjerman, ARD, se “Grekët do të duhej, sipas mendimit tim, të mendoheshin mirë, për të dalë nga zona e euros. Kjo do tu jepte atyre mundësinë, që të mateshin me valutën e tyre dhe kështu të bënin ekonominë e tyre më konkuruese.”
Ndërkohë sipas njoftimeve të agjensive, tre të katërtat e grekëve janë të pakënaqur me qeverinë. Sipas Institutit Alco, grekët mendojnë se qeveria e tyre ose ka reaguar shumë ngadalë ose jo ashtu si duhet në lidhje më krizën.
Mbështetja për kryeministrin Papandreu po bie. 65,2% të grekëve janë të mendimit se Papandreu i ka lënë në paqartësi mbi të vërtetën e ekonomisë greke.

Ky lajm është publikuar: 26/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›