E Diel, 1 Nëntor 2026

Vaksina H1N1, amerikanët hetojnë efektet anësore

Autori i Lajmit: Redaksia

Uashington – Zyrtarë të shërbimit shëndetësor federalë po hetojnë shenjat e para të efekteve anësore të mundshme të vaksinës kundër gripit të derrave, por ata thanë se rezultatet mund të jenë dhe negative. Megjithatë, analiza e fundit e të dhënave mund të rezultojë dhe në zbulimin e dy substancave që arrijnë të shkaktojnë paralizën e përkohshme të fytyrës dhe vdekjen. Të dhënat janë duke u mbledhur nga pesë rrjete qeveritare që po monitorojnë njerëz, të cilët janë vaksinuar me vaksinën kundër gripit të derrit. Zyrtarët thanë se është ende shumë herët për të thënë nëse vaksina ndikonte në rritjen e rreziqeve. Bazuar në raportin paraprak, Komiteti Këshillues i Vaksinës së Departamentit të Shërbimeve Humane Kombëtare, të cilit i është ngarkuar të monitorojë sigurinë e vaksinës, votoi unanimisht për të vazhduar kërkimet. “Ne jemi në hapat e parë të përcaktimit nëse ka me të vërtetë probleme”, - tha Guthrie S. Birkhead, e cila drejton komitetin gjatë një telekonference, në të cilën mori pjesë dhe një nënkomitet ekspertësh që prezantuan zbulimet e fundit për të dhënat. “Ka ende shumë punë për të bërë që të arrijmë në një konkluzion të tillë”, - shtoi Birkhead. Marie McCormick, e cila drejtonte nënkomitetin, tha se ky ishte një shans shumë i mirë për të treguar se në analizën e ardhshme efektet anësore nuk do të shfaqeshin. “Edhe nëse do të vërtetohet paraliza e përkohshme e fytyrës, komiteti nga përllogaritjet e tij ka nxjerrë se kjo ndodh 1 në 1 milion persona të vaksinuar”, - tha Marie McCormick. “Ne e kemi kategorizuar këtë si të mundshme, dhe nuk kemi parë asnjë problem deri më tani nga analizimi i të dhënave”.
Ky lajm është publikuar: 26/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›