Shqipëria turpërohet 0-7 nga Bjellorusia

Një turp i vërtetë. Vetëm kështu mund të përkufizohet ajo që po ndodh me përfaqësuesen shqiptare të Under 17-vjeçarëve, e cila po zhvillon eliminatoret e kampionatit Evropian të të rinjve 2009.
Pas humbjes 4-0 me Finlandën, Shqipëria U-17 pësoi edhe një tjetër më të thellë akoma: 7-0 kundër Bjellorusisë.
Në pjesën e parë, bjellorusët shënuan tre gola brenda 10 minutave (pikërisht në minutat 26’, 29’, 36’).
Ndërsa në 25 minutat e para të pjesës e dytë, pësuan edhe katër gola të tjerë (46’, 48’, 50’ e 64’). 11 gola në dy ndeshjet e para janë një skandal i vërtetë për kuqezinjtë e vegjël, të cilët bëjnë pjesë në Grupin 10 eliminator.