Ferrari bëj kujdes, Shumi synon titullin
Alonso
Fernando Alonso i trembet Mikael Shumakerit. Edhe pse piloti gjerman e ka nisur keq Botërorin 2010 në Formula 1, spanjolli i Ferrarit nuk i zë besë, pasi dëshira e Shumit për të treguar vlerat është e madhe. “Mendoja se Mikael do të ishte një kandidat serioz. E respektoj, ashtu si bëja përpara tre vitesh”, tha Alonso. “Nëse Mercedes Gp do të përmirësohet, jam i bindur se Shumaker do të luftojë përkrah nesh dhe Red Bullit për botërorin. Puna e jashtëzakonshme që ai ka bërë në Maranelo nuk do të harrohet kurrë”.
#