Maldini, drejtori i fushës teknike
Milan
Milani ka vendosur që për sezonin e ardhshëm të mbështetet te lojtarët legjendarë të klubit, si për drejtimin e stolit, ashtu edhe për disa poste të rëndësishme në klub. Nëse Leonardo largohet, për t’u emëruar në krye të Brazilit, vendin e tij do ta zënë dyshja Tasoti-Gali. Do të rikthehet edhe Paolo Maldini, jo në fushë si dëshironte Galiani, por në një post që ka mbetur bosh prej qershorit 2009: atë të drejtorit të fushës teknike, që më parë mbahej nga Leonardo, përpara se braziliani të niste karrierën si trajner.
#