E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid, dyshime për dëmtimin e Kaka

çështja

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, ka kërkuar shpjegime për mungesën e gjatë të Rikardo Kakasë. Pasi ka shpenzuar 65 milionë euro një vit më parë, për të siguruar shërbimet e brazilianit, tashmë njëshi i klubit “merengue” nuk është i kënaqur. “Gojët e këqija” thonë se mesfushori po e ruan veten në prag të Botërorit 2010, ndërkohë që Perez bisedoi gjatë me Horge Valdanon, të cilit i kërkoi informacione rreth dëmtimit të gjatë. Mësohet se ndër të tjera, ai ka pretenduar rikthimin sa më të shpejtë të lojtarit në fushë. Fillimisht çështja e dëmtimit të Kakasë ishte minimizuar, por tashmë që Reali rrezikon të mos fitojë as kampionatin, pavarësisht fushatës milionere të blerjeve, situata në kampin “merengue” duket mjaft e tensionuar.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›