Ferrari i trafikantit bëhet makinë policie
Share
Policia kolumbiane ka vendosur që të përdorë për shërbimet e saj një makinë Ferrari. Ajo i është sekuestruar një boss-i të trafikut të drogës, famëkeqit Luis Hernando Gomez.
Ferrari i kuq 348, i vitit 1991, ishte makina e preferuar e trafikantit të drogës.
Policët kolumbianë vendosën që të sekuestrojnë pasuritë e tij pasi Gomez u arrestua në SHBA për trafikimin e më shumë se 500 mijë kg kokainë mes dy vendeve.
Një operacion i policisë sekuestroi rreth 70 milion euro mall, përfshi edhe makinën.
Baroni i drogës u tërbua kur mori vesh se policia do e shiste makinën, por në fakt askush nuk guxonte ta blinte nga frika se do përfundonte diku i ekzekutuar.
E kështu, policia vendosi ta mbajë makinën për vete.

