Dua thjesht të bëj njerëzit të lumtur (FOTO)
Share
Indiania Jyoti Amge feston 18 vjetorin e saj me një rekord. Ajo është femra më e shkurtër në botë. Është vetëm 61.95 centimetra dhe shpreson që të bëjë një karrierë në Bollivud si aktore.
Për dhuratë mori një arush teddy.
Ajo peshon vetëm 5.5 kilogram dhe ka shtuar 4 kilogram që kur ka lindur. Jyoti vuan nga achondroplasia, e cila e ka penguar që të rritet që pas ditëlindjes së parë.
Në një intervistë thotë se qëllimi i saj është që të bëjë njerëzit të lumtur. Vitin tjetër do dalë në dy filma në Bollivud, kurse në shkollë ka një bankë të veçantë. Megjithatë thotë se fëmijët e tjerë nuk e trajtojnë atë ndryshe.





