E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 16 dhjetor 1944 Beteja e Bulgës

Beteja e Bulgës e njohur gjithashtu si Ofensiva e Ardeneve apo Ofensia Von Rundstedt, filloi më 16 dhjetor 1944 dhe ishte një sulm masiv i gjermanëve aty nga fundi i Luftës së Dytë, përmes zonës me pyje të dendura të maleve Ardene në rajonin e Valonias në Belgjikë. Emri i koduar i Vermahtit për këtë operacion ishte Unternehmen Wacht am Rhein, bazuar në himnin patriotik gjerman Die Wacht am Rhein. Ky sulm gjerman njihej zyrtarisht nga ushtria amerikane si Fushata e Ardeneve dhe Alsasës, por termi i përdorur gjerësisht në botën anglishtfolëse është Beteja e Bulgës (bulge-nyje, është forma e mësymjes së gjermanëve në frontin e Aleatëve, siç shihet në hartat e paraqitura në gazetat bashkëkohore). Qëllimi i gjermanëve ishte ndarja më dysh e frontit amerikan dhe britanik, pushtimi i Antverpit dhe më pas rrethimi dhe shkatërrimi i katër divizioneve aleate me qëllim detyrimin e Aleatëve për të firmosur një traktat paqeje në favor të Boshtit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›